Teuta humbet miqësoren me Laçin

Teuta humbi 2-1 miqësoren me Laçin e Kategorisë së Parë. Golin e vetëm për skuadrën e Sulejman Starovës e shënoi Emiljano Vila (me goditje dënimi). Më pas, Teuta në versionin “junior” pësoi dy gola nga skuadra e drejtuar nga Edi Martini.
Tekniku Starova provoi në këtë test tre lojtarët e rinj: Teodor Përlleshin (ish-Partizani), Arjan Shetën (ish-Elbasan) dhe Gëzim Rexhaj (të ardhur nga Sllovenia).
MIQËSORET E DERITANISHME
14.01.2009: Partizani-Ada 1-3
14.02.2009: Teuta-Laci 1-2
E Enjte, 15 Janar 2009