E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea rrëshqet në fund

Skuadra e Chelseat nuk ka arritur të shënojë fitore përballë Fulhamit në Craven Cottage edhe pse pati avantazh deri në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Në fund të pjesës së parë (45’), pas një ndërhyrjeje të Murphyt në Salomon Kalou, arbitri akordoi penalti. Nga pika e bardhë ishte i saktë Frank Lampard duke shënuar golin e 150-të në Premier Ligën, një shifër mbresëlënëse për një mesfushor.

Mirëpo, Blutë nuk arritën ta ruajnë avantazhin deri në fund të ndeshjes, pasi Clint Dempsey shënoi për t`i barazuar shifrat (82’).

Ky barazim e lë Chelsean në pozitën e gjashtë në tabelë me dy pikë më pak se pozita e katërt, të cilën e mban Tottenhami.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›