Redknapp, i lidhur ngushtë me Tottenhamin

Menaxheri Harry Redknapp ka premtuar se nuk do ta braktisë Tottenhamin në befasi, pas spekulimeve rreth emërimit të tij në postin e selektorit të Anglisë.
Në deklaratat e tij pas fitores së thellë 5-0 ndaj Newcastles, Redknapp ka konfirmuar lidhjen e tij të ngushtë me skuadrën londineze të cilën e drejton nga viti 2008.
“Gjithçka ka qenë e mrekullueshme për mua prej kur kam ardhur këtu, jam kënaqur në çdo minutë në Tottenham. Nuk do ta lë skuadrën në befasi. Jam i lidhur ngushtë me të dhe duam të vazhdojmë përpara” deklaroi Redknapp.