E Diel, 1 Nëntor 2026

4 të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në Afganistan

Një helikopter transportues është rrëzuar në Afganistanin jugor, duke lënë të vdekur katër personat që gjendeshin në bord. Lajmi u konfirmua nga Mohamed Jan Rasoljar, zëvendësi guvernatori i provincës Zabul, ku ka ndodhur përplasja.

“Gjatë një fluturimi nga baza e qarkut të Shinkait, helikopteri u rrëzua si pasojë e motit të keq dhe problemeve teknike. Të katër personat kanë vdekur, përfshirë dy anëtarët e ekuipazhit”, tha Rasoljar.

Ai tha se viktimat, tre meshkuj dhe një grua ishin nga Taxhikistani dhe punonin për një kompani logjistike e kontraktuar nga NATO-ja.

Nuk raportohet për ndonjë aktivitet armiqësor në zonën ku ka ndodhur incidenti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›