Sejdiu e Thaçi: Prishtina jo pjesë e protokollit
“Republika e Kosovës nuk është palë në aranzhmanet teknike midis EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë për bashkëpunim në fushën e policisë. Ftesa e Republikës së Kosovës për vendosjen e Misionit evropian për rend dhe ligj, EULEX në Kosovë, për të ndihmuar institucionet e Republikës së Kosovës në fushat e rendit dhe ligjit është akt sovran i udhëheqjes së Republikës së pavarur të Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Deklarata rithekson përkushtimin e palëkundur të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me praninë evropiane në Kosovë dhe me institucionet e Bashkimit Evropian në drejtim të konsolidimt të mëtejshëm të shtetësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.
“Institucionet e Republikës së Kosovës ritheksojnë se kjo në asnjë mënyrë nuk do të zbehë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe në këtë kuadër të gjitha format e krimit tejkufitar. Theksojmë po ashtu se aranzhmane të tilla nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim në pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, vijon deklarata e krerëve të shtetit të Kosovës.