E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhet protokolli EULEX-Beograd

Protokolli për bashkëpunim policor është nënshkruar të premten pasdite. Lajmi është konfirmuar për mediat e Prishtinës nga Christophe Lamfalussy, shef i Zyrës për Informim në EULEX, marrëveshje e cila mban emrin “Protokoll për bashkëpunim policor”.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) i ka njoftuar institucionet e Kosovës lidhur me marrëveshjen e sotme, e cila më herët gjatë ditës ishte nënshkruar edhe nga pala serbe.

Në protokoll thuhet se në bazë të kësaj marrëveshje, palët duhet të punojnë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe bazës së veprimit të përbashkët të këshillit të BE-së, duke iu referuar raportit të parafundit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në të cilin kanë figuruar gjashtë pikat.

Protokolli thotë se palët bashkëpunojnë për çdo rast që lidhet me aktivitete te jashtëligjshme në kufi, që i referohet me këtë emër si edhe me linjë administrative. Palët e mbajnë njëra-tjetrën të informuara për ligjet, rregulloret dhe për masat për parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›