E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker: Të vazhdojë dialogun me Prishtinën

12-04-2013 / Gazeta 55

Ndihmësseketari amerikan i shtetit, Philip Reeker ka ftuar Beogradin që të pranojë ofertën e Brukselit dhe të vazhdojë me dialogun, në mënyrë që të marr datën për fillimin e negociatave me BE-në. Ai ka shtuar se i bënte thirrje Serbisë që të shfrytëzonte këtë rast, sepse dëshironte të shihte që Serbia është duke përmbushur kriteret për fillimin e bisedimeve. Beogradi zyrtar ka refuzuar propozimin e Bashkimit Evropian, duke thënë se ai nuk parashikon përgjegjësi ekzekutive për asociacionin e komunave serbe në veri. Prishtina mga ana tjetër deklaron se nuk do të lëshojë pe dhe nuk do të pranojë asnjë përgjegjësi të tillë për këtë mekanizëm. Diplomati amerikan, Philip Reeker, ka kritikuar gjithashtu fjalimin e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, në debatin për Gjykatën e Hagës, duke thënë se ai ka qenë "negativ, i ç’ekuilibruar dhe nxitës".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›