Korçë, plagoset 18-vjeçarja, u përplas nga një automjet
KORCE – Një 18-vjeçare është plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Korçë, pasi u përplas nga një automjet. Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës mekanike, ku vajza është përplasur nga një makinë tip “BMW” që drejtohej nga një femër.
18-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, në gjendje të rëndë.
Policia ka shoqëruar drejtuesen e makinës, ndërkohë që po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(er.nu/BalkanWeb)