Konflikti për KQZ, Ristani: U prish balanca. Ibrahimi: PD zgjodhi të mos zbatojë ligjin
TIRANE- Konflikti në KQZ, për mundësinë e shkarkimit të një anëtari të saj pas largimit të LSI-së nga qeveria është diskutuar në emisionin “Studio 24” të gazetarit Denis Minga. Ish-kryetari i KQZ-së Arben Ristani dhe konstitucionalisti Gent Ibrahimi kanë dhënë argumentet e tyre lidhur me shkarkimin apo jo të një anëtari të KQZ-së, në këtë rast ai i propozuar nga LSI, Ilirjan Muho.
Për Arben Ristanin, me lëvizjen politike që bëri kryetari i LSI-së Meta, duke kaluar nga PD-ja tek PS-ja është prishur balanca e KQZ-së.
“Komisionet duhet të jenë të paanshme, për të siguruar këtë kodi ka një numër të tërë nenesh, që këto të jenë të paanshëm zgjidhet balancimi mes pozitës dhe opozitës. Ka pasur një marrëveshje politike, është bazë e cdo ligji, por për komisionet zgjedhore balancimi është në ligj. Do biem dakord nëse është shkelur ligji në momentin që është shkelur balanca, nëse do jemi në këtë situatë ligji është shkelur”,- tha Ristani.
Ndërsa nga ana e tij konstitucionalisti Gent Ibrahimi u shpreh se ligji nuk mund të cënojë lëvizjet e aktorëve politikë. Sipas tij në këtë rast kemi një çarje mes vullnetit politik dhe ligjit, pasi njëra palë politike, shton ai duke iu referuar PD-së ka vendosur të mos e zbatojë ligjin.
“Objektivi përfundimtar është pavarësia e këtij institucioni. Ne përpiqemi që një formulë politike, sic është kjo që s’mund të ketë asnjë efekt në mënyrën si zhvillohen zgjedhjet deri sa nuk përkthehet në ligj. Kur hyn kë kallëpet e ligjit bëhen disa kufizime. Pavarësisht nga pëlqimi i palëve për të arritur balancimin ka një kufi. Ka carje mes vullnetit politik dhe ligjit. Njëra palë zgjedh të mos e zbatojë ligjin, pasi ligji ka ngurtësuar një marrëveshje politike që nuk është më”, thotë ai.
Sipas Ristanit, zhbalancimi i komisioneve zgjedhore sjell mungesën e besimit tek zgjedhjet dhe organet që administrojnë procesin zgjedhor.
“Ne jemi shumë të prirur për t’i goditur zgjedhjet edhe duke qenë të balancuara. Kujtoni që pasi humbi zgjedhjet PS tha se mu blenë komisionerët. Ligji thotë që KQZ duhet të jetë e formatuar 4 me 3 në favor të pozitës. Zhbalancohet e gjithë trupa zgjedhore. Përgjegjësia për administrimin e zgjedhjeve është e maxhorancës dhe prandaj ka marrë dhe shumicën në KQZ.”- u shpreh Ristani.
Ish-kryetari i KQZ-së pranon faktin se ligji nuk përcakton në mënyrë eksplicite se si rregullohet balanca e KQZ-së në kushtet kur partitë politike marrin vendime si në rastin e LSI-së, por sipas tij, kjo mbetet kompetencë e Kuvendit.
“Jemi në kushtet e një paligjshmërie totale, duhet patjetër ta rregullojmë. Nuk e kemi të shkruar në mënyrë eksplicite në ligj se si të rregullohet ky problem, atëherë kur gjërat nuk janë të shkruara në ligj ne i referohemi gjithmonë parimeve, Kushtetutës për të rregulluar atë situatë që ligji nuk e ka shkruar në mënyrë eksplicite. Në rastin konkret zgjidhet duke iu referuar parimit, do ti referohemi faktit që në KQZ do të kemi balancim politik për të krijuar paanshmërinë e komisioneve. Do ta zgjidhi Kuvendi.”- vijoi Ristani.
Në kundërpërgjigje me ish-kryetarin e KQZ-së, konstitucionalisti Ibrahimi theksoi se në rastin konkret ligji është i papërshtatshëm, dhe si rezultat e vetmja rrugë që mbetet për të zgjidhur problemin është ndryshimi i Kodit Zgjedhor.
“Kur ligji është i papërshtatshëm, ndryshohet ligji. Ky ligj nuk është i ndërtuar mbi parime universale, por mbi pragmatizmin politik. Parimet universale nuk kanë kufi, nëse do ndiqej me rigorozitet parimi universal nuk do të ishim në këtë situatë. Sipas mendimit tim ka vetëm një mënyrë, ndryshoni kodin zgjedhor. E vetmja rrugë ligjore, mënyra e vetme për të shpëtuar nga kjo anomali është ndryshimi i kodit zgjedhor.”- deklaroi Ibrahimi.
Përballë Ristanit e Ibrahimit në panelin e “Studio24”, ishin kryeredaktori i Gazeta Shqiptare, Erl Murati dhe analisti Roland Lami.
(Vijon)