Zgjedhjet, nesër testi për numërimin elektronik të votave
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe firma spanjolle INDRA zhvillojnë të shtunën testin për Sistemin Elektronik të Numërimit të Votave, që do të realizohet në zgjedhjet e 23 qershorit në qarkun e Fierit.
Sipas një njoftimi për shtyp nga KQZ, testi do të zhvillohet në Tiranë, në mjediset e shkollës 'Hasan Prishtina', ku do të marrin pjesë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, OSBE, NDI, KiE etj.
Sasia e fletëve të votimit në këtë testim paraprak, që fillimisht do të plotësohen dhe më pas do të numërohen, do të jetë rreth 6000 copë. Sipas këtij projekti, për të simuluar procesin e votimit, do të përzgjidhen grup-mosha të ndryshme zgjedhësish, si studentë, zgjedhës që votojnë për herë të parë, zgjedhës të moshës së tretë etj.
(er.nu/ata/BalkanWeb)