E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Qeveri Rama shfrytezoi zjarret per kapital politik

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor Kryeministri Sali Berisha e ka shfrytëzuar mbledhjen e sotme të qeverisë për t’u uruar nxënësve dhe arsimtarëve një vit të mbarë shkollor. Ai e ka cilësuar sistemin e arsimit parësore për qeverinë e tij dhe ka premtuar se do të bëjë gjithçka për rritjen e rrogave në vazhdim, rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe kushte sa më optimale për ta.
“Trupa pedagogjike e vetëdijshme për misionin e saj të jashtëzakonshëm, por edhe për vlerësimin maksimal që është bërë gjatë këtyre viteve dhe plotësisht të merituar”- deklaroi kryeministri Berisha, i cili theksoi se rroga e arsimtarëve është 120% më e madhe se ajo që merrnin në fillim të vitit 2006.
“Në asnjë vend nuk k ndodhur një rritje kaq e shpejtë dhe madhe e rrogave në sistemin e arsimit, një zhvendosje e tillë e merituar në shkallaren e rrogave”- vijoi më tej ai, duke garantuar se do të bëjë gjithçka për kushte sa më optimale, modernizim shkollash dhe rritje të vazhdueshme rrogash.
Një çështje e rëndësishme për arsimin sipas kryeministrit është edhe ndarja përfundimtare e Gjuhës shqipe nga Letërsia. Sipas tij Letërsia nuk mund të dëmtojë dhe nuk mund t’i marrë as edhe një rrokje të vetme gjuhës. Berisha e cilësoi gjuhën si elementin më themelor të identitetit tonë kombëtar pas ADN-së.

Berisha: Të nxisim prodhimet artizane në funksion të turizmit e punësimit
Një tjetër çështje e rëndësihsme në mbledhjen e qeverisë ishte dhe krijimi i fondit prej 50 milionë lekësh për Artizanatin, i cili sipas kryeministrit Berisha do të shërbejë, jo vetëm për të gjallëruar këtë sektor përgjatë turizmit, por edhe për krijimin e vendeve të punës. Duke e cilësuar Artazantin një pasur për vendin kryeministri u kërkoi vendorëve që të nxisin këtë prodhimet në këtë sektor.
“Dua të garantoj artizanët se do të bëjmë gjithçka për nxitjen maksimale të prodhimeve të tyre të mrekullueshme që të dalin në treg. Shqipëria turistike është potenciali më i madh për ta, për tregun e prodhimeve të tyre, por natyrisht për një harmonizim më të mirë të cilësisë artistike me çmimin ne kemi probleme. Nuk fiton më shumë më çmim të lartë, por nëse harmonizon çmimin me tregun, kostot. Uroj të arsyetohet. Ftoj qeveritë vendore t’i kushtojnë vëmendje të veçantë prodhimeve artistike. Nuk duhet ta konsiderojmë artizantin si çorape apo qilim.

Berisha: Përgjysmohet tarifa për mirëmbajtjen e kasave
Qeveria miratoi vendimin për përgjysmimin e tarifës për mirëmbajtjen e kasave, e cila nga 9 400 lekë të zbresë në 4 mijë lekë, ndërsa kontrolli ëpr kasat do të jetë një herë në vit nga 6 muaj që ishte. Sipas kryeministrit kjo bëhet për të lehtësuar biznesin.

Zjarret në vend, Berisha: Rama kërkon kapital politik
Gjithashtu një çështje tejet e rëndësishme e mbledhjes së sotme të qeverisë ka qenë edhe situata nga zjarret në vend. Duke iu referuar të dhënave dhe angazhimit maksimal të forcave zjarrfikëse dhe atyre të ushtrisë, Berisha falënderoi edhe vendet mike për ndihmën që dhanë në shuarjen e tyre. Sipas tij shumica e zjarreve në vend kanë qenë të qëllimshme dhe Rama e shfrytëzoi këtë situatë për kapital politik.
“99.9% zjarret janë vepër e ligësisë së njerëzve, pirromanë keqdashës, ziliqarë që djegin pronën e njëri-tjetrit. Janë arrestuar mbi 70 persona të dyshuar. Janë kapur në flagrancë duke vendosur zjarre. Policia ka bërë punë shumë të mirë për identifikimin e autorëve. (Një që e arrestoi policia në Gjirokastër e liroi prokuroria).
Opozita mendon se në çdo fatkeqësi natyrore do të nxjerrë kapital politik dhe në asnjë nga deklaratat e panumërta të tij nuk është bërë qoftë dhe një herë thirrje për të denoncuar zjarrvënësit, apo për t’i mbështetur zjarrfikësit”- theksoi shefi i qeverisë, i cili shtoi se këtë verë kanë rënë 370 zjarre në vend, janë djegur 1690 ha pyje dhe 4 mijë ha kullota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›