E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker takon Ramën: Reformat, të arritshme dhe me rëndësi për të ardhmen e vendit

Gazeta Shqip

Në ditën e fundit të takimeve zyrtare në Tiranë, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, bisedoi me kreun e opozitës, Edi Rama. Në takimin e tij me kryesocialistin Rama, Reeker është shprehur se javët në vazhdim janë kritike për Shqipërinë dhe aspiratat e saj.

Kalimi i ligjit për heqjen e imuniteti, miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë, por edhe atij të Reformës Parlamentare, për SHBA, siç tha Reeker, është rruga në të cilën duhet të ecë Shqipëri

Ne besojmë që gjetja e dakordësisë në reformën parlamentare, kalimi i ligjit për Gjykatën e Lartë si dhe votimi për ndryshimet kushtetuese që lidhet me imunitetet janë të arritshme dhe do të jetë me rëndësi për hedhjen e hapave në drejtimin e duhur për Shqipërinë.

Ndërsa Rama në fund të takimit u shpreh se vizita e Reeker në Shqipëri ishte konfirmim i vëmendjes dhe respektit për vendin.

U konfirmua baza solide e partneritetit dhe qëllimet e përbashkëta për perspektivën e vendit dhe rajonit lidhur me familjen europiane dhe demokracinë, tha Rama.

Duke u fokusuar në këto pika, shkëmbyem shqetësimet dhe idetë lidhur me përshpejtimin e progresit të vendit në drejtim të Europës dhe standardeve demokratike, -

shtoi kreu i PS-së.

9 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Reeker takon Ramën: Reformat, të arritshme dhe me rëndësi për të ardhmen e vendit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›