Reeker takon Ramën: Javë vendimtare për Shqipërinë

Në konferencën e përbashkët për shtyp në përfundim të takimit, Reeker i dha një mesazh të qartë politikës shqiptare duke thënë se javët në vijim janë vendimtare për vendin.
“Falënderoj Ramën që më takoi të dielën. Jam tejet i kënaqur që e vizitova Shqipërinë, takova një sërë njerëzish dhe dëgjova larmishmëri pikëpamjesh si dhe ndava me këta njerëz pikëpamjet për të ecur përpara. Besoj se kam pasur takime shumë konstruktive këtu në Tiranë. Në zgjedhjet e ardhshme siç e kam thënë, Uashingtoni do ju ndjekë nga shumë afër, presim të zhvilloni zgjedhje demokratike, të keni institucione demokratike. Mund të them se javët e ardhshme janë kritike, për të demonstruar arritjet e reformave.
Parlamenti ka mundësinë e tij që të mund të ndikojë në mënyrë pozitive progres raportin e BE, kalimi i ligjit të Gjykatës së Lartë, imuniteti, rregullorja e Kuvendit tregojnë hapat e rëndësishëm për të ardhmen e saj”, tha i dërguari i SHBA-ve.
Ndërsa krye-opozitari Rama nga ana e tij tha se “ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisnim në selinë tonë një përfaqësues të Departamentit të Shtetit. Ne çmojmë vizitën e tij si shprehje të vëmendjes respektit dhe miqësisë që lidh popujt dhe vendet tona”, tha Rama.
“Në këtë takim, konfirmuam bazën solide të partneritetit dhe qëllimet e përbashkëta për perspektivën e vendit dhe të rajonit, lidhur me familjen europiane. Së treti u fokusuam tek perspektiva demokratike dhe europiane e vendit, shprehëm idetë për progresin e vendit, qoftë në drejtim të BE, qoftë në drejtim të standardeve demokratike”, tha Rama.
Menjëherë pas takimit me kryetarin e Partisë Socialiste, Reeker i dha fund vizitës së tij pesëditore në Tiranë dhe u nis për në Prishtinë.
/Start/
2012-09-09 11:55