E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermeni-Nokës: Në PS s`ka grup paramilitant

Partia Socialiste replikon në distancë me ministrin e brendshëm Flamur Noka lidhur me të ashtëquajturin grup paramilitar për të mbrojtur zgjedhjet e 2013.
 

Një prej deputeteve aktive në organizimin e partisë Eglantina Gjermeni thoë se nuk ekziston asnjë grup i tillë dhe se nuk do ketë mbrojte fizike të votës.
 

“Unë mendoj se deklaratat e ministrit Noka janë deklarata politike. Ne jemi besimplotë që do të jenë qytetarët aty për të mbrojtur votën” tha Gjermeni.
 

Deputetja Gjermeni ndalet gjithashtu edhe në punën që po bëhet për rivitalizimin e strukturave të Forumit të Gruas së Partisë Socialiste.
Në 20 tetor mbahet kongresi i gruas socialiste që do të shënojë zgjedhjen e drejtueses së forumit dhe strukturave të tij.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›