Basha humb mazhorancën në këshill
Dezertojnë LSI dhe disa demokratë, përflitet për ndërhyrje nga industria e bixhozit
Lorina Mixha
Këshilli Bashkiak i Tiranës pritej të merrte vendime të rëndësishme dje mbi taksimin e industrisë së lojërave të fatit dhe zhvendosjen e tyre nga qendra në periferi, por mbledhja e njoftuar me bujë me axhendë të publikuar që më parë, u anulua pasi një pjesë e këshilltarëve bashkiakë të mazhorancës (PD dhe LSI), nuk u paraqitën. Në Këshillin Bashkiak të Tiranës mazhoranca është e brishtë me disa këshilltarë që kanë kaluar nga majtas djathtas e anasjelltas në shumë raste. Maxhoranca në Bashki nuk dha shpjegime për arsyen e shtyrjes së mbledhjes, por disa këshilltarë aluduan se shkaku i mospjesmarrjes masive nga ana e maxhorancës lidhej ndërhyrjet nga industria e lojrave të fatit, të cilat nuk dëshirojnë miratimin e vendimit që i ngarkon një taksë shtesë dhe detyrimin për të zbrazur rrugët e kryeqytetit nga dyqanet e bixhozit. Vendimi i bashkisë qe publikuarqë 24 orë para mbledhjes së dështuar me detaje në disa gazeta.
Taksë shtesë për ndërtimin
Bizneset, të cilat do të ndërtojnë në territorin e kryeqytetit, do të kenë më shumë detyrime për ti paguar bashkisë. Një projektvendim, që do të miratohet në mbledhjen më të afërt të Këshillit Bashkiak, bën një riorganizim të taksës në përqindje, sipas kostos së ndërtimit, që subjektet duhet ti derdhin bashkisë, për sa i takon ndikimit në infrastrukturë. Kjo taksë aktualisht është nga 0.5 për qind në 3 për qind. Ndërkohë që me vendimin e ri taksa nis nga 2 në 4 për qind të ndërtimit.
Vendimi duhet të ishte miratuar që dje në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, por kreu i këtij institucioni Njazi Kosovrasti dhe Bashkia e Tiranës kanë konfirmuar se mbledhja është shtyrë në një tjetër ditë, për shkak të mungesës në masë të këshilltarëve bashkiakë, përfaqësues të të gjithë forcave politike.
Në relacionin e projektvendimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë jepen sqarimet, për çdo kategori e nënkategori, sipas ndarjes territoriale mbi bazën e parimeve të planifikimit të territorit, duke bërë një ndarje të zonave.
Harta së cilës i referohet tashmë vendimi për ndarjen e zonave është harta kadastrale e përdorur nga ZRPP-ja dhe Enti Kombëtar i Banesave, e ndërtuar mbi bazën e çmimeve të tregut të lirë të apartamenteve dhe trojeve në ato territore. Në këtë mënyrë llogaritja e taksës i afrohet shumë vlerës së territoreve mbi të cilat do të ndërtohet, thuhet në relacionin e projektvendimit.
Ndryshimet
Në nenin 13, pika 3 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.502, datë 13.07.2011 për Miratimin e rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit (i ndryshuar) përcaktohet se: Për çdo kërkesë për punime, njësia e qeverisjes vendore mund të zbatojë një tarifë për shqyrtimin e kërkesës sipas përcaktimit të legjislacionit të posaçëm për taksat vendore. Vlera e kësaj tarife llogaritet mbi bazën e sipërfaqes së ndërtimit për të cilën përgatitet kërkesa për zhvillim.
Në zbatim të kësaj dispozite është propozuar një tarifë për shqyrtimin e kërkesës për leje për punime në vlerën 1% të vlerës së investimit tarifë, e cila depozitohet për të mundësuar financimin e instrumenteve vendorë të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit në Bashkinë e Tiranës. Kjo vlerë prej 1% është vendosur në analogji me tarifën e aplikuar më parë mbi bazën e përcaktimeve të ligjit për Urbanistikën.
Sakaq, një tjetër propozim, lidhur me taksat, vjen në formën e projektvendimit, për tu shqyrtuar në Këshillin Bashkiak, lidhet me lojërat e fatit.
Vendimi
Bashkia e Tiranës ka propozuar vendosjen e një takse të përkohshme për lojërat e fatit, sipas modaliteteve të përshkruara në projektvendim.
Sipas ekspertëve vendorë, vendndodhja dhe shpërndarja e këtyre njësive sot konkurron edhe me njësitë bazë të konsumit të gjerë, si: furrat e bukës, dyqanet e mishit, fruta-perimeve, kafeneve.
Aktualisht, sipas Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, në Bashkinë e Tiranës ushtrojnë aktivitet 20 kazino elektronike të licencuara, me 81 salla me kompjuterë dhe makina elektronike, 7 subjekte të licencuara për baste sportive, me 801 pika shitjeje, si dhe 10 bingo.
Sakaq, vendimet, që do të miratoheshin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak janë: ndryshime në organizimin e transportin qytetas, vendim lidhur me realizimin e buxhetit të vitit 2011, ndryshime në sistemin e taksave dhe tarifave vendore në kryeqytet, vendosje monumenti dhe shtatore, vendosja e taksës së përkohshme për lojërat e fatit. Pritej të miratoheshin edhe vendime të tjera lidhur me privatizimin, ndryshimin e strukturës në Drejtorinë e Tatim taksave dhe ndryshim të kompetencave në njësi bashkiake.
Janë lojëra fati:
- Baste sportive
- Baste për gara në pistë
- Kazino
- Kazino elektronike
- Lotari kombëtare
- Bingo tradicionale
- Bingo televizive
Zonat ku taksa paguhet
4% e ndërtimit
Kinema Ali Demi
Fusha e sportit
Fshati Shkozë
Depo e ujit
Piramida
Stadiumi Qemal Stafa
Pazari i Ri
9-katëshet
Shkolla Avni Rustemi
Ministria e Jashtme
Ambulanca nr.1
Bërryli
Shkolla e Baletit
Ambasada Amerikane
Ish-blloku
Libri universitar,
Stadiumi Selman Stërmasi
Shushica
Liqeni artificial
Blloku Vasil Shanto
Selitë e vogël
Shkolla Teknologjike
Kombinati
Vaqarr
Selitë
Yzberisht
Sharrë
Gjykata e rrethit
Ish-ekspozita Shqipëria Sot
Blloku i ambasadave
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Medreseja
Farmacia nr.10,
Tregu industrial
Selvia
Gjimnazi Partizani
Tafajt
Piazza
Gazeta Zëri i Popullit
Gjimnazi Sami Frashëri
Stacioni i trenit
Arkiva
Hipoteka
Politeknikumi
Rruga Don Bosko
Fabrika e Këpucëve
Bregu i lumit
Rruga Siri Kodra
Rruga Myslym Shyri
Drejtoria e Policisë
Kisha Katolike PTT
Telekomi
Lidhja e Shkrimtarëve
Rruga e Durrësit
Prokuroria
Basha humb mazhorancën në këshill burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip