E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregëtimi i mishit jashtë kritereve, mblidhet Task Forca

Prefekti i Tiranës Keltis Kruja thirri sot mbledhjen e parë të Task Forcës Rajonale për përcaktimin e rregullave të therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit të tyre.

Në fjalën e tij, prefekti kruja ka theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerim për subjektet që nuk respektojnë kriteret hegjeno-sanitare.
 

Ai paralajmëroi se do të ketë sanksione administrative deri në ndalimin e aktivitetit dhe konfiskimin e plotë të produkteve dhe mjeteve të punës për të gjithë subjektet që nuk zbatojnë kriteret
 

 Gjithashtu Task forca do të dalë ditën e djelë më datën 9 shtator për kontroll në pikat më problematike të tregtimit të mishit.

Ndërkohë më herët Shefi i Qeverisë ka paralajmëruar masa ndëshkimore për pushtetin vendor, Inspektoratin e Shendetit Publik, të Autoritetit te Sigurise Ushqimore, Inspektoratit te Mjedisit, nëse nuk shmanget tregëtimi i mishit jashtë kritereve higjeno-sanitare.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›