E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ref. zgjedhore, partitë e vogla: Duam barazi vote e transparencë

TIRANE- Tranparenca, gjithëpërfshrija dhe barazia në e votave janë kërkesa thelbësore që 23 parti të vogla i kërkojnë partive të mëdha për reformën zgjedhore. Kreu i PDS, Paskal Milo në hapje të tryezës së partive të vogla për reformën zgjedhore deklaroi se gara e ardhshme elektorale duhet të jetë e barabartë dhe të plotësojë standartet europiane. 

“Gara e ardhshme të jetë e barabartë dhe të plotësojnë ashtu si na kërkohet nga faktorët kombëtar të gjitha standartet e duhura për të plotësuar kriteret e nevojshme për integrimin e Shqipërisë. Shqetësimi ynë ka qenë që sëbashku të realizojmë atë që kemi menduar që në nisje, tranparenca dhe gjtihëpërfshirja. Ne kemi shpresë që faktorët politikë do dëgjojnë me vemëndje shqetësimet tona që vijnë nga ideja që ne të kontribuojmë të gjithë sëbashku të hartojmë një kod zgjedhor për zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- deklaroi Milo, njëri nga monitoruesit e tryezës.

Reforma zgjedhore, sot tryeza e 23 partive, mungon Meta-Berisha
23 parti parlamentare ose jo, do të mblidhen sot në një tryezë të përbashkët për reformën zgjedhore. Nisma për zhvillimin e kësaj tryeze është marrë nga aleatët e vegjël të socialistëve, të cilët më shumë se sa aleatët e PD-së janë të shqetësuar në lidhje me qëndrimin jo shumë të vendosur të PS-së për të çuar deri në fund porositë e tyre për korrigjim të sistemit zgjedhor.

Në tryezë janë ftuar edhe kryetarët e dy partive të mëdha. Kryetari socialist, Edi Rama mësohet se do të jetë i pranishëm. Ndërsa kryeministri Berisha bëri dje të ditur se do të mungojë për shkak se do të marrë pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve të autostradës Tiranës-Elbasan. Ndërkohë burime zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim konfirmuan dje për “Gazeta Shqiptare” se në kësaj tryeze do t’i mungojë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.

LAJMI VIJON

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›