E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqej si Justin Biber për të ngacmuar femra në internet, arrestohet

TORONTO- Arrestohet një 34-vjecar në Toronto të Kanadasë, pasi duke u hequr si këngëtari Justin Biber ai kishte arritur të bënte miq në facebook shumë adoleshente ndërsa shpërndante në profilet e tyre video pornografike, kryesisht me fëmijë.

Policia sqaron se ai ka kërcënuar një 12 vjecare, duke i kërkuar asaj on line të kryente akte seksuale.

Autoritetet kanadeze thonë Lee Moir edhe më herët ka qenë i dënuar për prodhimin e pornografisë së fëmijëve dhe grabitje.

Policët thonë se Moir e kërcënonte të miturën duke i thënë se do t’i bënte keq familjes së saj. Pas denoncimit të saj, ata e kanë kapur 34-vjecarin teksa kishte lënë një takim si Justin Biber me një vajzë 14-vjecare.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›