Referendum për kompensimin bankar në Islandë

Populli i Islandës do të votojë në një referendum për të vendosur nëse do t'i paguajë më shumë se 5 miliardë dollarë Britanisë dhe Hollandës.
Paratë do të jenë një kompensim për paratë në dorë të paguara nga dy qeveritë për të mbuluar humbjet e pësuara nga personat që kishin para në bankat e Islandës kur ato falimentuan në 2008.
Referendumi mund të ndikojë mbi aplikimin e Islandës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai u nxit nga refuzimi i presidentit Olafur Grimsson për të nënshkruar një faturë që aprovon pagesat e miratuara nga parlamenti javën e kaluar.
Si Britania e Madhe, ashtu dhe Holanda e kanë kritikuar vendimin.
Vendim 'mahnitës'
Duke njoftuar vendimin për mbajtjen e referendumit, presidenti Grimsson tha se të drejtën për të zgjedhur e kihste publiku islandez.
"Është puna e presidentit të Islandës që të sigurojë që vullneti i popullit të respektohet," tha ai.
"Kam vendosur....t'ia paraqes kombit ligjin e ri. Referendumi do të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur."
Korrespondenti i BBC-së për Çështje të Biznesit në Evropë, Nigel Cassidy tha se vendimi ishte 'mahnitës'.
Ai shtoi se ai e fuste Islandën në krizë institucionale.
Islandës i duhet t'i marrë hua 5 miliardë dollarët që duhen për kompensimin. /bbc/