Vritet autori i librit për mafian

Një gazetar i shquar në Bullgari, që njoftonte për mafian, është vrarë në kryeqytet, Sofje.
Policia bullgare thotë se gazetari dhe prezantuesi i njohur në radio, Boris (apo Bobi) Tsankov ishte sulmuar në një zonë të frekuentuar të qytetit.
Dy meshkuj të tjerë që ishin me të po ashtu janë qëlluar dhe janë plagosur rëndë.
Personat e armatosur u larguan në këmbë.
Para dy vitesh, një autor i disa librave mbi krimin e organizuar bullgar, Georgi Stoev, ishte vrarë në një sulm të ngjashëm në Sofje. /bbc/