E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski i kënaqur me 100 ditshin

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, u shpreh të enjten i kënaqur me 100 ditshin e parë të qeverisë.

Sipas tij reformat në ekonomi, shëndetësi, kulturë, gjyqësor, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit përmbushin premtimet e qeverisë në 100 ditshin e parë.
 

Gruevski në video-paraqitjen e tij përmes ueb faqes zyrtare të qeverisë, u fokusua në fushën ekonomike, duke përmendur në mënyrë taksative arritjet, falë uljes së Tatimit në fushën e turizmit, uljes së tatimit për vajin, uljen e doganave për sheqerin, projektit për kredi banesore etj.
 

“Qeveria mbetet në maksimum e përkushtuar drejtë realizimit të prioritetit kyç, drejtë qëllimit strategjik, dhe ajo është sigurimi i rritjes dhe zhvillimit ekonomik, përmirësimit të standardit të qytetarëve, dhe thithjen e investimeve të reja. Për këtë nevojitet shumë mund, shumë masa dhe reforma, shumë aksion, dhe ne jemi të vetëdijshëm për atë, por gjithashtu të vetëdijshëm për sfidat. Më gëzon fakti që në muajt e fundit me ikjen e krizës ekonomike botërore jemi dëshmitarë të një ‘mini-bumi investues’”, tha Gruevski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›