Andis Harasani kundër Meksit: Politizohet Banka e Shqipërisë
TIRANE-Deputeti socialist, Andis Harasani është shprehur dje, kundër propozimit të kandidaturave politike për institucionet kushtetuese. Gjatë diskutimit në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku u diskutua, kandidatura e koleges së tij, Ermelinda Meksi për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Harasani është shprehur se “ajo që po ndodh është e turpshme. Është shkelje e Kushtetutës. Por, po kështu, duke ju drejtuar edhe kolegëve të tij, Harasani tha se, është shkelje e paktit 10 pikësh që propozoi kryetari i partisë, Edi Rama dhe ku thuhet se në institucionet e larta publike dhe kushtetuese nuk mund të propozohen figura të angazhuara në politikë. “Ne po politizojmë institucionet e pavarura”, - është shprehur Harasani, duke shtuar se është turp që politikanët nuk i thonë gjërat ashtu siç janë.
Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi sot, para seancës parlamentare, kandidaturën e propozuar nga Partia Socialiste për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, zonjën Ermelinda Meksi. Pasi u njohën me një prezantim të bërë nga zonja Meksi lidhur me eksperiencën e saj profesionale në fushën e financave dhe ekonomisë, anëtarët e komisionit vlerësuan kandidaturën e saj dhe e miratuan. Meksi më pas mori edhe miratimin e grupit parlamentar të PS-së.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Këshilli i BSH, Komisioni i Ekonomisë "OK" kandidaturës së PS