E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blloku e Lapraka, zonat e drogës në kryeqytet

TIRANE-Lufta kundër drogës do vazhdojë të jetë e ashpër dhe të gjitha strukturat e policisë janë të angazhuara për të pastruar Tiranën nga lëndët narkotike”. Kështu është shprehur shefi i Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, kryekomisar Edmond Hala. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Hala thekson se zonat ku drogërat përdoren më tepër.

"Duke qenë se Tirana është metropoli i vendit, grupet kriminale synojnë furnizimin me lëndë narkotike të saj. Kryesisht ata sjellin Cannabis Sattiva dhe përdorimi i kësaj lëndë është më i madh, kryesisht tek moshat adoleshente dhe shkollore. Prandaj dhe puna jonë është përqendruar në mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale duke bashkëpunuar me të gjitha strukturat e policisë së qarkut. Aktualisht zonat më të nxehta të shpërndarjes dhe përdorimit mbeten: zona e ish-Bllokut( ku gjenden dhe baret e frekuentuara masivisht nga të rinjtë e Tiranës), zona e “Laprakës”, “Ali Demi”, “Shkolla e Bashkuar”, “Stacioni i Trenit”,si dhe disa zona të tjera. Puna jonë është fokusuar kryesisht në këto zona për të parandaluar, zbuluar dhe goditur këtë fenomen", tha Hala duke shtuar dhe zonat që furnizojnë Tiranën me llojet e drogave.

 Gjithashtu kryekomisar Edmond Hala thekson se lufta nuk është vetëm kundër narkotikëve, por ndaj të gjithë elementeve të krimit të organizuar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›