“Referendumi është mundësi e parashikuar në Kushtetutë”
Flet sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama deklaroi dje se integrimi i vendit është prioritet i forcës politike që përfaqëson dhe se imuniteti është detyra e radhës e vendit. Në një prononcim për mediat sekretari i LSI-së, Rama, theksoi se referendumi popullor për heqjen e imuniteti “është një mundësi e parashikuar në Kushtetutë”.
Ndërsa çështja e heqjes apo kufizimi të imunitetit është më e gjerë sesa sjellja e opozitës. Sipas tij “çështja e integrimit europian është e lidhur me kushtet që duhet të plotësohet dhe pastaj maten standardet arritura. Duhet të mos kishte pengesa apo kushte për heqjen e Imunitetin. Heqja e Imunitet ka qenë jashtë kushteve të paracaktuara si reforma zgjedhore dhe asaj parlamentare. Ndaj shmangia e kësaj reforme ishte një pretekst, një argument fiktiv, çka nuk ndihmoi në zgjidhjen e problemit. LSI-ja përballë çështjeve me interes kombëtar siç është Integrimi europian besonte se parlamenti do të votonte me shumë seriozitet. Për fat keq ishte një shans i humbur për ritmin e progresit që duhet të përmbushë vendi për të qenë kandidat për bashkimin Europian”, theksoi Luan Rama.
Ndërkohë ai nënvizoi se çështja e heqjes së imunitet ka lidhje me vullnetit politik.
“Jemi përballë faktit që më 6 gusht parlamenti nuk mundi ta votojë kufizimin e imunitet për parlamentarët, gjyqtarët apo zyrtarët e lartë, duke lënë një detyrë të parealizuar dhe duke i shtuar një kosto vendit. zgjidhja është tek ndryshim i interesave brenda PS-së. Sepse brenda partisë Socialiste ka njerëz që duan heqjen e imunitetit sipas draft-ligjit të përbashkët ‘Majko-Paloka’, por ca interesa që nuk janë të lidhura me interesa të vendit shtyjnë të marrin vendime të pakuptimta. PS-ja duhet të kapërcejë këto egoizma për të arritur në një zgjidhje konsensuale” nënvizoi sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Rama.
Ndërsa dhe një herë më shumë përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim i bëri apel lidershipit të PS-së që të arrihet në një konsensus sepse ka kohë deri në tetor për të gjetur një zgjidhje, por kjo nuk do të thotë të shtohen kushte ekstra.
“Kjo do të ishte në të mirë të interesave të vendit. Kuvendi ka radhë prioritetesh që kërkojnë një vullnet të përbashkët. Heqja e imunitetit nuk është një truk kushtetues, por si një mundësi për të luftuar korrupsionin. Ne jemi përpara provimit për të parë BE-ja sesa është maturuar shoqëria shqiptare. Ne duhet të përmbushim plan-veprimin e përbashkët që kemi zgjedhur në rrugën drejt bashkimit Europian. Pas reformës zgjedhore është heqja e imunitetit detyra e radhës që duhet të bëhet me seriozitet. Papërgjegjshmëria e politikës bëri që të humbej një shans”, vijoi Luan Rama.
Në lidhje me referendumin Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama u shpreh se “shoqëria shqiptare duhet të jetësojë këtë pushtet. Është një model demokratik që vende të mëdha e aplikojnë. LSI-ja është pro-idesë së referendumit, por ka hapësira të pa prekura për të gjetur mundësi të reja. Maxhoranca ka treguar fleksibilitet dhe ka lëshuar për projektin e heqjes së imunitetit. Ishte e pakuptimtë zgjedhja e PS për të shkuar drejt mosvotimit. Logjika duhej të fitonte mbi emocionet”.