E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/ Depersonalizimi i deputetëve të PS-së prek dhe Vasilika Hysin

10-08-2012 / Gazeta 55

Ndoshta e bën me qëllim apo është thjeshtë koincidencë qiellore që kreu i Partisë Socialiste nxjerr në konferenca për shtyp deputetë në kundërthënie me historinë e tyre profesionale apo familjare. Për shembull ditën e djeshme Edi Rama urdhëroi daljen për mediat të ish-kryetares së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vasilika Hysi, për të thënë se popullit nuk ka të drejtë referendumi për heqjen e Imunitetit për parlamentarët, gjyqtarët dhe zyrtarët e lartë. Sidomos nuk ka referendum pa pyetur shefin e saj.  Deputetja Hysi njëherë e një kohë mbrojtëse e flaktë e të drejtave të njeriut që del kundër logjikës së referendumit popullor, si akt i demokracisë së drejtpërdrejt të popullit, kjo po që është një gjë e padëgjuar më parë. Padyshim dalja zyrtarisht kundër referendumit popullor nga ana a e opozitës ka lidhje me mosvotimin në seancën e parlamentare të datës 6 gusht. Ndonëse arsyen e këtij refuzimi për të mos votuar një reformë të kërkuar nga BE-ja në formë rekomandimi për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë janë të dobëta, në rastin me të keq të shtyra prej vetëmbrojtjes politike në kushte të pamundësisë për të justifikuar pasuri të mëdha.
Ndërkohë dëshira e opozitës për të “kushtëzuar” dhe referendumin popullor është e pashembullt për interpretimin që i bën sistemit demokratik. Neni 155 i Kushtetutës së vendit përcakton se: të drejtën e thirrjes së referendumit në Shqipëri e kanë 50 mijë qytetarë, 1/5 e deputetëve të Parlamentit, Këshilli i Ministrave.
PS thotë se demokratët nuk mund të shkojnë pa votat e socialistëve në referendum për imunitetin.
Ajo i referohet nenit 177 të Kushtetutës, nen që flet për referendumet që mbahen për të ndërhyrë në Kushtetutë, për çka duhet që më parë drafti të jetë miratuar ne Kuvend me 96 vota.
Një ditë më parë Partia Demokratike tha se referendumi është i mundshëm sipas nenit 150, i cili flet për mundësinë e 50 mijë shtetasve, 1/5 së deputetëve ose të Këshillit të Ministrave për të kërkuar referendum për një çështje të rëndësisë së veçantë.
Gjithashtu deputetë e opozitës kujtohen të lexojë ligjin themeltar të Shtetit, e cila e ka detyruar të heqë nga lista një nga kushtet për referendumin, pikërisht atë të pyetjes së popullit edhe për paktin detar me Greqinë. PS nuk e ka më këtë kusht, pasi Kushtetuta në nenin 151 të saj thotë ndër të tjera se çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë nuk mund të shtrohen në asnjë referendum. Deputetja, Vasilika Hysi bëri me dije dje vetëm dy kushte, veç kufizimit të imunitetit.
Sidoqoftë konsumimi i deputetëve të Partisë Socialiste ka një histori jo të shkurtër që nis me nxjerrjen e deputetëve, në mbrojtje të fasadave të pallateve pa leje apo pallatit të kunatit të Dash Pezës, vijon me daljen në krah të ish-ministrit të Sigurimit Gramoz Ruçi në përkrahje të ish-të përndjekurve politikë, dhe e fundit të ish-drejtueses së Komitetit Shqiptar të Helsinkit kundër referendumit popullor. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›