E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi grek votim per paketen e re te ndihmes

Greqia do të thërrasë një referendum për paketën e re të ndihmës nga Bashkimi Europian, e cila ka për qëllim zgjidhjen e krizës së borxheve. Njoftimin e bëri vetë kryeministri i vendit, Jorgos Papandreu u cili tha gjithashtu se një mocion mosbesimi do të mbahet në parlament, por për të dyja ngjarjet ende nuk janë caktuar datat e sakta.

Paketa e re e miratuar në Bruksel në samitin e jashtëzakonshëm të liderëve të Bashkimit Europian, e që shihet me skepticizëm në popull, parashikon marrjen përsipër të 50 për qind humbje nga ana e bankave që kanë bono të borxhit grek si dhe një hua të re 100 miliardë euro.

Në Greqi ka kohë që protestat masive paralizojnë vendin, pasi qytetarët janë kundër masave të kursimit të ndërmarra nga Qeveria. Kjo e fundit duket se do t’i bindet vullnetit të qytetarëve përmes referendumit, kur të kërkojë gjykimin për paketën e re të shpëtimit. “Do ti bindemi urdhërave të popullit grek”, citohet Papandreu të ketë thënë për agjencinë AFP.

Ndërkohë, një sondazh i botuar të shtunën nga gazeta To Vima sugjeron se shumica e qytetarëve në Greqi e shohin nën një dritë negative paketën e shpëtimit. Papandreu do të duhet të përballet edhe me kolegët e partisë së tij, PASOK të cilët kanë shprehu pakënaqësi për ndikimin e paketës në jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›