Qeveria e Libise kryeminister i ri Abdel Rahim Al-Kib

Autoritetet e përkohshme në Libi kanë emëruar inxhinierin elektronik, Abdel Rahim Al-Kib si kryeministrin e parë të paskonfliktit, në ditën e përfundimit të misionit të NATO-s që ndihmoi në rrëzimin e ish liderit Muamar Gedafi. Këshilli Kombëtar i Tranzicionit kërkon që Kongresi Kombëtar të zgjidhet brenda tetë muajsh dhe zgjedhjet shumëpartiake në Libi të mbahen në vitin 2013.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen vizitoi Libinë me këtë rast dhe gjatë takimeve me autoritetet në Tripoli, ai ka vënë theksin sidomos sa i takon situatës humanitare në Sirte. Ky qytet i fundit që u mor pas luftimeve të ashpra me besnikët e Gedafit, ndodhet në gjendje katastrofike. Rasmusen shprehu besimin se autoritetet e reja do të dinë të kontrollojnë sic duhet situatën.
Misioni i NATO-s përfundon në mesnatën e së hënës. Dhe duke shfryëtëzuar shembullin e Libisë, Rasmusen edhe pse ka përjashtuar një ndërhyrje të mundshme të NATOS në Siri, ka shtuar se ajo që ndodhi në Libi duhet të shërbejë si një sinjal i pastër për regjimet autokratike në të gjithë botën. Pas rënies së Gedafit, në botën arabe shumëkush mendonte se ishte radha e presidentit Bashar Al Assad të pësonte të njëjtin fat. Ky i fundit përballet me protesta shtatëmujore në vendin e vet, shtypja e dhunshme e të cilave ka shkaktuar 3 mijë viktima.
Juli Prifti