E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Kashar, PD në avantazh

 

Zgjedhjet e pjesshme të Komunës Kashar u shoqëruan edhe me incidente, pse deri mbrëmë nuk u depozitua asnjë ankesë zyrtare

TIRANË- Kryetari i Komunës së Kasharit pritet që të shpallet sot nga KQZ, pas numërimit të fletëve të votimit gjatë gjithë natës. Nga numërimi i votave në ... rezulton se kandidati demokrat Besnik Fuçia ka marrë... ndërsa ai socialist Sinan Egra...

Procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme të kësaj komune nisi normalisht në orën 07:00 dhe të 18 qendrat e votimit të komunës Kashar u mbyllën në orën 19:00.Nga 13. 371 zgjedhës që ishin regjistruar në listat elektorale rezulton të kenë votuar mbi 6 mijë votues, pra mbi 45 përqind e zgjedhësve. Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune të Kasharit kandidonin përballë njëri-tjetrit Besnik Fuçia i Partisë Demokratike, Sinan Egra i Partisë Socialiste, Alfred Bakalli i LSI-së, dhe kandidati i pavarur Rustem Murati.Procesi i numërimit të votave filloi mbrëmë vonë. Rreth orës 20:00 të natës së mbrëmshme filloi trajnimi i grupeve të numërimit të votave, të cilat u konstituuan në orën 16:30.Ndërkohë, vetëm rreth orës 22:30 filloi edhe procesi i numërimit të votave. Zgjedhjet në Komunën e Kasharit u mbajtën pas arrestimit të ish-kryetarit të komunës Kashar, Alfred Sula, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në këto zgjedhje morën pjesë banorët e fshatrave 1 dhe 2, Katund i ri, Kashar Qendër, Kashar Kodër, Fshati Mazrek, etj.

Incidentet

Teksa gjithçka po vijonte normalisht, pak orë para mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme në Kashar, Partia Socialiste publikoi parregullsi në procesin e shpërndarjes së certifikatave. Sipas deputetit socialist Ndriçim Hysa, zyra e Gjendjes Civile kishte shpërndarë në mënyrë të parregullt certifikata për pjesëtarë që nuk janë paraqitur aty, dhe se ishte shtyrë orari i shpërndarjes së certifikatave me një dokument fare qesharak, një korrespodencë e një muaji më parë me Komunën Paskuqan. “Një nga incidentet më të rënda është se siç e shikoni edhe juve ora është 16.00. Vazhdon zyra e gjendjes civile. Megjithëse ne kërkuam që sipas ligjit ajo të mbyllej që në orën 14.00. Eshtë një urdhër që i drejtohet komunës Paskuqan dhe përgjegjësja e zyrës thotë se ia kanë çuar që të zbatohet edhe për komunën Kashar. Ky është një incident. Këtu ka mbi katër ore që jepen certifikata edhe për fëmijët. Ndërkohë që ne kemi të filmuar edhe policin brenda komunës që vazhdon të japë certifikata”,- tha dje Hysa. Por sipas punonjëses së Gjendjes Civile, Komuna Kashar, procesi i shpërndarjes së dokumenteve të identifikimit për ditën e zgjedhjeve ka ecur normalisht dhe mbi bazën e ligjit, duke pretenduar në të njëjtën kohë së ajo ka vendosur pajisjen mbi bazën e njohjes së banoreve, duke pasur parasysh se ajo shërben prej vitesh në këtë zyrë. Sipas KQZ-së, në këtë komunë u votua me sistemin e vjetër zgjedhor, ku lejohej edhe përdorimi i certifikatave. Edhe kandidati socialist Sinan Egra ka shfaqur dje shqetësimin e tij lidhur me praninë e madhe të deputetëve të PD-së dhe ministrave. “Këtu kanë ardhur një pjesë e madhe e deputetëve por edhe ministra, si Ruli, Beja, Gjana, Olldashi dhe ndonjë tjetër. Për mua është problem shqetësues prania e tyre sepse kur paraqiten pranë qendrave të votimit i bëjnë një irritim edhe banorëve të zonës ose një presion psikologjik ndaj tyre për të votuar jo në mënyrë te rregullt”,- tha dje Egra. Megjithatë përpos problemeve të bëra publike, deri dje në mbrëmje KQZ deklaroi se nuk ishte regjistruar asnjë ankesë nga partitë politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›