E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi kundër importit të mbetjeve më 22 dhjetor 2013

Të tjera rreth shkrimit Arsyetimi i Kushtetueses pse duhet referendumi Presidenti dekreton datën për mbajtjen e referendumit popullor kundër improtit të mbetjeve. Referendumi do të mbahet më 22 dhjetor të 2013.  Dekreti është bërë publik sot në faqen zyrtare të presidencës.

"Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 152, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dekretoj caktimin e datës 22 dhjetor 2013, për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm me objekt shfuqizimin e nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë."- thuhet në dekretin me nr  8093,  Tiranë, më 8 Prill 2013

Më 5 mars Gjykata Kushtetuese i hapi dritёn jeshile mbajtjes sё njё referendumi kundёr importit tё mbetjeve, pas kёrkesёs sё paraqitur nga njё grup ambientalistёsh dhe aktivistёsh tё shoqёrisё civile, duke dalë kundër qeverisë e cila nuk lejonte mbajtjen e referendumit. Kërkesa u mor në shqyrtim nga kjo gjykatë pas mbledhjes mbi 60 mijë firmave me të cilën kërkohej shfuqzimimi i dy neneve për ligjin e integruar të mbetjeve.

Në argumentim thuhet se: “Kushtetuta, në nenin 150 parashikon të drejtën e popullit, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, për të kërkuar referendumin për shfuqizimin e një ligji. Në referim të nenit 152, pika 1, kushtetutshmëria e çështjeve të shtruara për referendum shqyrtohet, paraprakisht, nga Gjykata Kushtetuese, në një proces gjykimi kushtetues të posaçëm, i cili duhet të përfundojë brenda 60 ditëve nga paraqitja e kërkesës nga KQZ-ja. Gjykata ka theksuar se referendumi është mjeti kushtetues që lidhet me nocionin e sovranitetit të popullit (neni 2/1 i Kushtetutës), që ushtrohet nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur prej tij ose në mënyrë të drejtpërdrejtë (neni 2/2).
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›