E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhep Qosja: Aleanca Rama-Meta, e padëshiruar e nevojshme

REXHEP_QOSJA1Ndodh që në jetën politike, madje, në jetën shoqërore në përgjithësi një e padëshiruar kur e kur të quhet e nevojshme, madje, e domosdoshme.

Kështu është shprehur  akademikuu Rexhep Qosja  mbi koalicionin parazgjedhor PS-LSI.Sipas tij ky koalicion është  një e Padëshiruar e nevojshme.

Me konstatimin  e tillë se koalicioni  parazgjedhor  PS-LSI është një  e Padëshiruar e nevojshme, unë u jap të drejtë  si atyre që jjanë përpjekur  dhe e kanë sendërtuar këtë koalicion, domethënë Kryetarit Edi Rama e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe kryetarit Ilir Meta e Kryesisë së Lidhjes Socialiste për Integrim, ashtu edhe atyre që po e kundërshtojnë këtë koalicionin, duke e mbuluar me fjalë mospajtimi dhe zhvlerësimi, shprehet Qosja.

Ai konstaton se fajtorët  për konfliktin në të majtën shqiptare  janë Meta, Nano dhe Rama, dhe pa pavarësisht  tradhëtisë së Metës  sërish rikthimin e tij  e konsideron të nevojshëm.

E, po, ndodh që në jetën politike, madje, në jetën shoqërore në përgjithësi një e padëshiruar kur e kur të quhet e nevojshme, madje, e domosdoshme. Politika është një veprimtari shumë e përbërë, bërësit e së cilës, krijuesit dhe zbatuesit e së cilës, jo rrallë shtrëngohen të zgjedhin midis të keqes më të vogël dhe të keqes më të madhe. 
Koalicionin PS-LSI, në të vërtetë zgjerimin e koalicionit të majtë me LSI-në, e bëjnë të nevojshëm zgjedhjet e 23 qershorit, në të cilat vendoset për ardhmërinë e Shqipërisë,
pohon Qosja.

Edhe Qosja i qëndron idesë se  ky koalicion garanton sigurinë e votës.

Krijimi i koalicionit parazgjedhor me Lidhje Socialiste për Integrim nuk mendoj se e dëshmon mungesën e besimit në vetvete të opozitës për të fituar zgjedhjet; jo; mendoj se me krijimin e këtij koalicioni Partia Socialiste dhe opozita në përgjithësi duan ta rrisin sigurinë edhe më tepër për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit- dhe shton se Rilindja është një program politik ndër më të mirët.

Akadamiku Qosja thejkson se  ikja e Berishës dhe e Topallit është interes  kombëtar.

Pa largimin e tyre nga pushtetit, mdje , edhe pa largimin  e Sali Berishës nga Partia Demokratke e shqipërisë, Shqipëria nukk do të bëhet shtet demokratik  dhe normal. Deris të jenë  ata në pushtet e në Partinë Demokratike , shoqëria shqiptare, shteti shqiptar, Shqipëria  do të jetë një e shënuar e kjo e shënuardomethënë  e pushtuar prej gjuhës vulgare  politike, prej sjelljeve të egra,prej shkeljes së Kushtetutës e të ligjeve …

.Në një porosi kolegiale ai  fton Skënder Gjinushin, Bamir Topin, paskal Milon, Petro Koçin, Spartak Ngjelën, Kreshnik spahiun , Preç Zogajn, Pandeli Majkon, Ben Blushin, Erion Braçen, që të bashkohen  dhe të fitojnë zgjedhje e 23 qershorit.

Ai nënvizon për GSH-në se:Më 23 qershor , Shqipërinë do shpëtuar  prej fatkeqësisë , që po i qëndron në shpinë  e në shpirtë: do shpëtuar prej dy vetjeve  që skanë  higjenë  as në mendime , as në veprime  politike-prej Sali Berishës dhe Jozefina Topallit./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›