E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, vizitë në Kosovë, me ftesë të Jahjagës

Presidenti Bamir Topi

Presidenti Bamir Topi nis neser nje vizite zyrtare dyditore ne kosove e ftuar nga homologia Atifete Jahjaga.

Sipas presidences behet me dije se kreu i Shtetit shqiptar do të mikpritet me një ceremoni solemne nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe të dy homologët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, për tu pasuar nga takimi i dy delegacioneve respektive zyrtare, ku pritet që temat e bisedimeve plenare të përqendrohen në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore, rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm në fusha me interes të ndërsjellë, shtimin e numrit të vendeve që do të njohin Kosovën si dhe për perspektivën euro-atlantike të dy vendeve tona e të mbarë rajonit.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, Presidenti Topi do të zhvillojë takime me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me Zëvendëskryeministrin dhe njëkohësisht Kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe me të tjera personalitete të larta shtetërore. Një nga momentet më kulmore të vizitës shtetërore të Presidentit Topi do të jetë mbajtja e fjalës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, Presidenti Topi do të udhëtojë drejt Kompleksit Memorial në Prekaz, ku do të bëjë homazhe për nder të komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë të Kosovës në Glogian, si dhe do të zhvillojë një vizitë në qytetin e Gjakovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›