Referendumi në Sudan i suksesshëm

Nga Express më 13 janar 2011 në ora 14:00
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, i cili po e vëzhgon referendumin për pavarësi në Sudanin e Jugut, tha se dalja prej 60 për qind bën që ai të jetë i vlefshëm.
Më tutje, ai theksoi se beson se votimi do t’i plotësoj standardet ndërkombëtare.
Carter po e kryeson një mision vëzhgues për referendumin njëjavor, i cili filloi të dielën e kaluar.
Pritet që referendumi do të rezultojë me ndarjen e Sudanit të Jugut, nga pjesa veriore.
Referendumi ishte paraparë me marrëveshjen paqësore në vitin 2005, me të cilën përfundoi lufta civile që zgjati me dekada, ndërmjet pjesës veriore, që është e banuar kryesisht me popullatë myslimane dhe e asaj jugore, ku pjesa më e madhe e popullatës është e besimit të krishterë.