Greve e transportit publik. Athina ne kaos

Dhjetëra-mijëra klientë të përditshëm të mjeteve publike detyrohen të përdorin makinat apo dhe taksitë mëngjesine sotëm ndërsa punonjësit e transportit janë sërish në grevë në Greqi. Athina sërish zhytet në kaos ndërsa janë ndalur trena, autobuzë e metro. Vetëm një ditë më parë gjykata greke e quajti grevën e paligjshme, megjithatë kjo nuk stepi sindikatat e punonjëve të transportit publik.
Ministri i Transportit Dimitris Reppas gjatë një mbledhjeje të kabinetit një ditë më parë prezantoi një projektligj në bazë të të cilit organizatat e transportit duhet të shkrihen, çka nënkupton dhe transferim e reduktim të vendeve të punës, por dhe anullim të marrëveshjeve kolektive mbi pagat.
Qeveria shpreson që kështu do të reduktohen kostot operative nga 78% në 65% që është dhe mesatarja e Bashkimit Europian. Reformat qeveritare në kuadër të masave të kursimit kanë ngjallur protesta të njëpasnjëshme në Greqi.