Një i vrarë dhe pesë të plagosur në Maqedoni

Nga Express më 13 janar 2011 në ora 14:01
Në incidentin e armatosur që ndodhi në mëngjesin e sotëm në fshatin Buçim të Radovishit, një person është vrarë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur, njofton agjencia e lajmeve INA.
Në incidentin i cili është paraqitur rreth orës 7:40, siç njoftojnë nga Sekretariati i Punëve të Brendshme në Strumicë, është vrarë U.Sulejmanov (45). Dy NGA të plagosurit janë transferuar në Qendrën Medicinale në Shtip, ndërsa tre persona tjerë gjenden për shërim në Qendrën medicinale në Radovish.
Policia ka bërë hetimet në vendin e ngjarjes dhe po tenton të mësoj motivet e kësaj vrasje. (INA)