E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refik Halili, presidenti i ri i Tiranës

Refik Halili është presidenti i ri i Tiranës dhe i pari nga katër donatorët në ciklin e tyre të dytë katërvjecar. "Pokerin" bardheblu vendosi dje në orët e vona të mbrëmjes të së martës, pas një mbledhje maratonë, që zgjati afërsisht katër orë për konfirmimin e Ridit në krye të 23-herë kampionëve të Shqipërisë.
Refik Halili u përcaktua pas një shorti te hedhur, ku donatorit, i cili njihet edhe si një pasionant i këngës së popullore tiranase, i ra letra me "vrimë".
Radha e rotacionit në presidencën bardheblu ka si të parë Refik Halilin (1 qershor 2008-31 maj 2009) e me radhë: Agron Papuli (1 qershor 2009-31 maj 20010), Shefikat Ngjela (1 qershor 2010-31 maj 2011) dhe në fund, Avni Nuri (1 qershor 2011-31 maj 2012).
Halili do të percaktojë së shpejti edhe trajnerin e ri të Tiranës, që e mbylli sezonin 2007-2008 pa asnjë trofe dhe në vendin e gjashtë. Një gjë është e sigurt, Sulejman Mema, nuk do të vazhdojë si trajner te bardhblutë, teksa pritet edhe konfirmimi i ndonjë të huaji, ku të kuotuar janë italiani Leonardo Menikini dhe gjermani Aksel Ros.
Gjatë vitit të tij presidencial Halili do të administrojë buxhetin prej 1 miliardë lekësh të vjetra, që të katër donatorët do të vënë në dispozicion të ekipit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›