E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma, korrektimi kombëtar përcan opozitën e bashkuar

TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur në takimin e përjavshëm aleatët, pjesë e opozitës së bashkuar. Pas takimit koordinatori i opozitës Prec Zogaj tha se kërkesa e aleatëve të vegjël për futjen e korrektimit kombëtar në sistemin zgjedhor nuk është një kusht për sistemin e reformës.

“Korrektimi proporcional është një kërkesë, por nuk mund të themi se e gjithë reforma përmblidhet në këtë pikë. Janë disa pika që ne i kemi bërë të njohura përgjatë komunikimeve që kemi patur me shtypin. Dhe nuk mund të them se mosgjetja e gjuhës për këtë pikëe  con në dështim reformën zgjedhore. Natyrisht që le një pikëpyetje të madhe”,- theksoi Zogaj.

Por, krejt i ndryshëm ka qenë qëndrimi i kryetarit të Demokracisë Sociale Paskal Milo, i cili tha se pa korrektimin kombëtar mund të ketë një bllokim të reformës.

“Për kohë është evidentuar që ka një shkelje të së drejtës Kushtetuese që ka të bëjë me barazinë e votës, atëherë nevojitet një vullnët politik me qëllim që ky gabim që është bërë në të kaluarën, të korrigjohet sa më shpejt dhe të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përndryshe ka rrezik dhe këtë mos e merrni si kërcënim, që procesi i reformës zgjedhore të bllokohet”,- paralajmëroi Milo.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›