Avokati i Popullit takon familjet rome që u dëbuan nga Stacioni i Trenit
TIRANE-Avokati i Popullit, Igli Totozani ka vizituar sot familjet rome të cilat u dëbuan me dhunë 10 muaj më parë nga kasollet tek ish-Stacioni i Trenit.
Perfaqësues të komunitetit kërkuan nga Totozani mbështetje, pasi rrezikojnë një dëbim të dytë në datën 1 Shkurt, tashmë nga pronari i tokës ku janë vendosur cadrat.
Romët janë shprehur të zhgenjyer nga premtimet e pambajtura të Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Sociale për sistemimin e 48 familjeve rome në banesa sociale në zonën e Sharrës.
Nga ana e tij Avokati i Popullit garantoi mbështetje maksimale si dhe premtoi se do ta ngrinte cështjen në organet më të larta të qeverisjes vendore dhe qëndrore për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.
(d.b/News24/BalkanWeb)