E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma, Obama paralajmëron gjykatën

Presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar se një rrëzim i mundshëm i reformës së tij shëndetësore nga Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara do të përbënte një “aktivizëm gjyqësor”.

Në një sfidë të rrallë ndaj institucionit më të lartë gjyqësor amerikan, zoti Obama tha se rrëzimi i ligjit do të dëmtonte miliona amerikanë. Gjykata e Lartë pritet ta shpallë vendimin e saj në qershor.

Obama tha në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se ai ishte besimplotë se, “ata nuk do të ndërmarrin një hap të papreçedent për rrëzimin e ligjit që u kalua me një shumicë të fortë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Kongres”.

“Unë vetëm do t`u kujtoja komentatorëve konservatorë se, për vite të tëra ajo që kemi dëgjuar është: problemi më i madh mbi tryezë ishte aktivizmi gjyqësor, ose mungesa e përmbajtjes së gjyqësorit, që një grup personash të pazgjedhur në një farë mënyre do të shfuqizojnë një ligj të miratuar”, deklaroi Obama.

“

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›