E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore Berisha mbledh tryezen e partive

Kryeministri Sali Berisha fton partite politike te ulen ne tryeze per nisjen e reformes elektorale dhe kerkon qe edhe opozita te jete pjese e saj.

Ne mbledhjen e deputeteve demokrate Berisha theksoi se mazhoranca prej fillimit ka ftuar opoziten qe te hartoje te gjitha amendamentet qe ajo deshiron per zgjedhjet e ardhshme dhe se shumica do ti votoje ato pa ndryshime pasi te kete marre mendimin e nderkombetareve.

Duke e cilesuar oferten e mazhorances per opoziten si unike Berisha theksoi se tani ka ardhur koha te therritet tryeza e forcave politike per te nisur punen per reformen.

Tryeza e partive do te organizohet te premten ne oren 1100. Uroj qe Rama te mos e pengoje grupin e vet te marre pjese ne kete proces te rendesishem tha Berisha.

Nga ana tjeter kryeministri foli edhe per dy projektet qe ai i quajti historike dhe se duhet te perfundojne para 100-vjetorit te shtetit shqiptar parlamentin dhe stadiumin e ri.

Godina ekzistuese e parlamentit mund te shnderrohet ne nje pallat te mire te drejtesise kurse parlamenti i ri duhet te shprehe ne arkitekture moderne atributet e nje republike parlamentare. Parlamenti duhet te ngreje Komitetin Shteteror per ndertimin e godines se re. Zone me e pershtatshme duket ajo e ish-Piramides se diktatorit tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›