E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baraj Importi i plehrave projekt kriminal i qeverise

Partia Socialiste ka vijuar serish me akuzat ndaj qeverise duke theksuar se vendimi per te importuar plehra per perpunim ne vendin tone do te sjelle pasoja te rrezikshme per mjedisin dhe shendetin nga mbetjet toksike.

Ne nje konference per shtyp deputeti i Partise Socialiste Besnik Baraj deklaroi se mungesa e kapaciteteve monitoruese e shnderron Shqiperine ne nje destinacion te mbetjeve te rrezikshme e toksike me pasoja te renda per shendetin dhe jeten e qytetareve.

Sa ishte ne opozite Sali Berisha ishte kunder TEC-eve fabrikave te cimentos por mbi te gjitha sic e mbajne mend shume mire shqiptaret Sali Berisha ishte kunder importimit te mbetjeve e plehrave per qellime perdorimi riciklimi apo perpunimi. Sot Sali Berisha ne pushtet eshte shnderruar ne nje promotor te kthimit te Shqiperise ne nje pike grumbullimi per pleherat e botes theksoi deputeti Baraj.

Per deputetin Baraj ky vendim do te thote qe ne Shqiperi nuk do te kete kurre nje pale te interesuar per menaxhimin e mbetjeve urbane qe prodhohen ne vend andaj deputeti socialist i beri thirrje qeverise qe perpara se te mendoje per pleherat e botes qeveria Berisha ben mire te zgjidhe problemin e pleherave tona qe jane kthyer ne turpin e ketij vendi. Sipas deputetit socialist situata behet akoma me shqetesuese pasi biznesi i menaxhimit te mbetjeve eshte shpesh nje burim i madh fitimi per qarqe mafioze e sipas Baraj ne kushtet kur lidhjet e pjesetareve te oborrit kryeministror me qarqe mafioze tashme jane bere publike shqiptaret kane te drejte te shqetesohen dhe te kerkojne llogari per interesat e verteta qe fshihen pas ketij vendimi.

Partia Socialiste akuzon qeverine edhe per mungesen totale te transparences ne marrjen e kesaj iniciative ligjore cka bie ndesh me konventen e Ahrusit e cila eshte adaptuar ne legjislacionin Shqiptar dhe qe parasheh konsultimin me publikun dhe aktoret e ndjeshem te shoqerise civile si dhe pjesemarrjen e tyre ne vendimmarrje.

Ne kete kontekst Partia Socialiste denoncon kete projekt kriminal te qeverise Berisha dhe zotohet qe anulimi i tij do te jete veprimi i pare qe qeveria socialiste do te ndermarre pas ardhjes ne pushtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›