E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore Berisha Te premten mblidhet tryeza e partive

TIRAN- Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot se te premten do te mbledhe tryezen e partive politike per nisjen e reformes zgjedhore.

Duke folur ne mbledhjen e gruput Parlamentar te PD-se Berisha deklaroi se tryeza do te mblidhet ne oren 11.00 te se premtes ne te cilen ai ka ftuar gjithe partite politike te jene pjese dhe te kontribuojne per reformen.

Berisha ka theksuar se PS-ja ka marre qe ne shtator oferten per hartimin e amendamenteve qe deshiron ne pergjigje te rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e ardhshme.

Ne do te therrasim tryezen e forcave politike dhe do te nisim nga puna. Theksoj se cdo ligj cdo nen qe ka te beje me zgjedhjet ka qene votim dhe vendim konsensual midis PD dhe PS. Se dyti theksoj se ekspertiza nderkombetare e Venecias OSBE/ODIHR-it fakton se kuadri ekzistues ligjor perben nje baze teknike te gjere per zgjedhje demokratike tha Berisha.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›