Kushtetuesja heq “kombësinë’ nga Gjendja Civile

Me shumicë votash, anëtarët e Gjykatës Supreme në vend, theksojnë se ligji bie në kundërshtim me nenet 20 dhe 35 të Kushtetutës.
“Gjykata çmon se rregullimet e ligjit për gjendjen civile, objekt shqyrtimi, cenojnë garancitë e nenit 35 të Kushtetutës. Si përfundim, në vijim të arsyetimit të mësipërm, Gjykata vlerëson se termi “kombësi”, i përcaktuar në nenin 6/1 dhe 8; termi“kombësinë në përputhje me kombësinë e prindërve”, i përcaktuar në nenin 42/2, germa “e”, dhe neni 58 i ligjit për gjendjen civile, cenojnë parimin e sigurisë juridike dhe bien në kundërshtim me nenet 20 dhe 35 të Kushtetutës. Kjo ndërhyrje, në vlerësimin e Gjykatës, shkakton një devijim nga parimi kushtetues i mosdetyrimit të bërjes publike të të dhënave personale, ku përfshihen dhe të dhënat personale “sensitive”, i cili sanksionohet në nenin 35 të Kushtetutës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
Gjithashtu, thuhet se ligji cenon sigurinë juridike të shtetasve për mbrojtjen e të dhënave personale. “Të dhënat që sigurojnë informacion për analiza demografike, të nevojshme për zhvillim ekonomik dhe social apo për qëllime të politikave shtetërore për të nxitur ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor të pakicave etnike, mund të merren nëpërmjet procedurave të tjera përkatëse, në përputhje me garancitë ligjore që parandalojnë shpërdorimin e të dhënave të mbledhura, si dhe përcaktojnë saktësisht rregullat e veçanta të përpunimit”, theksohet në vendim.
Çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga tri gjykata në vend, ajo e Përmetit, Sarandës dhe Shkodrës. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. /Start/
2011-12-05 16:54