“Tranzicion apo Trashëgimi” i Daut Gumenit
TIRANE- “Tranzicion apo Trashëgimi” është titulli i librit më të ri të shkrimtarit Daut Gumeni i cili u promovua sot mes figurave të njohura nga sfera të ndryshme të jetës. Të pranishëm ishte dhe vetë kreu i PS-së Edi Rama, politikanë të tjerë, historianë dhe njerëz të njohur të medias.
Në fjalën e tij, jo si kryetar i opozitës, por si një ndër njerëzit që ka njohur Dautin, Rama tha “përballë njerëzve si Dauti, që janë shumë pak, s’ka asnjë vlerë statusi i kryetarit të opozitës, me të cilin më prezantuan, sepse Dauti si pak të tjerë është lideri i opozitës morale të këtij vendi.
Një opozitë që fatkeqësisht është e dobët në numër, e dobët në zë, për shkak se janë të pakët ata që e kanë dhe e përçojnë kurajën për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.”
“Takimi me Dautin në kapërcyellin e viteve ‘90 ka qenë një nga takimet më me fat për mua, sepse ka qenë një burim i jashtëzakonshëm inkurajimi, duke parë në sy betejën për të vërtetën e mishëruar jo në një libër apo në një dokument kujtimesh të të tjerëve, po në fytyrën, trupin, fjalët, veprën jetësore të një njeriu. Dua ta falënderoj Dautin për gjithçka ka arritur të bëjë në rrugën e tij të stërmundimshme e cila nuk mbaroi fatkeqësisht me fundin e regjimit që i mori atij lirinë, por u stërzgjat siç është stërzgjatur për shumëkënd, e në radhën më të parë është stërzgjatur për ata që ishin të burgosurit e vërtetë të ndërgjegjes. “- vazhdoi më tej Rama.
Nga ana e tij Gumeni tha se libri përmban një histori analitike të tranzicionit shqiptar, një analizë e mprehtë për ngjarje dukuri, e personazhe të jetës shqiptare në 20 vitet e fundit.
“Nnuk e kuptoj si mund të heshtet në një kohë që pushtetarët tanë vazhdojnë traditën e dikurshme. Në të gjithë botën edhe ata pushtetarët më të sëmurë i kanë thënë atdheut të tyre lum që të kemi, se të kemi vendlindje e vendvarri, vetëm pushtetarët tanë të dikurshëm patën një marri të thonin lum o Shqipëri që na ke. Ku janë, ikën ata, Shqipëria është prapë. Do të thotë ndonjëri që mos u mërzit se kanë lënë trashëgimtarë të tyre. Për këta derëzezë e morën pushtetin dhe nuk dijnë të bëjnë as pushtet jo shtet. Shteti është i vështirë, do sakrifikosh”. Libri përban 420 faqe dhe është botuar nga shtëpia botuese “Toena”
(s.g/balkanWeb)