E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, nis gjyqi ndaj babait, shfytëzonte për prostitucion të bijat

KORCË- Ka nisur sot procesi gjyqësor për babain që akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion pedofilie dy vajzat e tij në Korcë.

51-vjecari Pëllumb Mullai dhe dy personat që mendohet se kanë përfituar seksualisht nga vajzat, përkatësisht Andrea Nameti 76-vjec dhe Skënder Korollari 35- vjec janë përballur sot me togat e zeza në nje seancë me dyer të mbyllura, e cila është shtyrë pasi njëri prej të akuzuarve ka kërkuar mbrojtjen e përfaqësuar nga një avokat.

Ndërkohë që mësohet se po ndiqen penalisht në gjendje të lirë nën të njëjtën akuzë dy të moshuarit Nevruz Kollani 81-vjec dhe Ndoni Koci 86-vjec.

Skandali u bë publik më 18 prill të këtij viti, pasi u zbulua se babai shfrytëzonte 2 vajzat e tij asokohe të mitura përkatësisht 8 dhe 10-vjec në periudhën 2004-2006, kundrejt pagesave që ofronin klientët, tashmë nën akuzë.

Ka qenë denoncimi i vajzave ai që zbuloi skandalin, ndërkohë që njëra prej tyre është ende e mitur.

Dy vajzat aktualisht strehohen në një qendër rehabilitimi për të përmirësuar gjendjen e tyre psikologjike pas shfrytëzimit seksual nga babai i tyre.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›