E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy doganierë të Tushemishtit dhe 1 tregtar

Tre persona, mes tyre edhe dy doganierë të pikës kufitare të Tushemishtit janë arrestuar nga policia e Pogradecit për kontrabandë mallrash.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit “Liqeni” janë arrestuar dy doganierët Dëfrim Selko  dhe Ardian Dhami, të dy nga 41 vjeç si dhe Arshim Malçellari 43 vjeç, me profesion tregetar.
 

Procedimi penal për këta shtetas ka filluar pasi ditën e djeshme,në rrugën Volorekë-Pogradec, është bërë kapja në flagrance e mjetit me targa PG 6132 B në pronësi të shtetasit Arshim Malçellari, ku nga kontrolli i ushtruar në brendësi të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 400 kg djathë, 43 litra vaj, dhe 137 kg kërpudha,produkte këto të cilat dyshohet të jenë futur kontrabandë nëpërmjet pikës kufitare të Tushemishtit.
 

Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Arshim Malçellari,për një periudhë të gjatë, ka përfituar favore doganore nga dy doganierëve kundrejt rryshfeteve të dhëna.
 

Ndërkohë materialet hetimore do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: "Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore" ndërsa në ngarkim dy doganierëve Dëfrim Selko dhe Ardian Dhami, dhe vepra penale "Kontrabandë me mallrat e tjerë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›