Reforma dy partite e medha perqendrohen te KQZ-ja
Raporti OSBE/ODIHR-it po lexohet nga dy partite e medha politike si udhezues per ndryshimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Duke lene te nenkuptohet se reforma zgjedhor do te jete pjesore dhe pa nderhyrje te thella juristet e te dyja paleve Eridian Salianji i Partise Socialiste dhe Oerd Bylykbashi i Partise Demokratike kane deklaruar dje ne mediat televizive opinionin qe ndahet rreth ceshtjes se KQZ-se. Apolitik e drejton opozita. Te krijosh nje institucion i cili eshte i pavarur nga te gjitha palet eshte nje problem politik por sot vetem kjo mund te thuhet dhe eshte e vertetuar qe qeveria nuk mund ta kete me mazhorancen ne KQZ pasi nuk mund te organizoje dot zgjedhje te lira dhe te ndershme - tha perfaqesuesi socialist Salianji. I veshtruar si nje kerkese maksimaliste dhe pa shanse qe te realizohet Bylykbashi nga ana e vet e ka moderuar kete pretendim me natyre politike te selise roze duke nenvizuar se qasjet ndaj problemit duhen shtruar ne tryezen e reformes zgjedhore. Nuk eshte ceshtja e perberjes por KQZ-ja nga nje ane te mbetet nje organ efektiv me pushtet te plote qe te siguroje nje organizim zgjedhjesh ne kohe sipas te gjitha standardeve qe parashikon ligji dhe angazhimet nderkombetare te Shqiperise. Nga ana tjeter qofte duke qene politikisht i balancuar por edhe duke pasur nje doze te larte profesionalizmi te mbetet nje organ i cili ka pavaresi ne gjykim dhe besueshmeri nga palet. Kjo eshte dicka qe duhet te jete menuja e diskutimit - tha ai. Mjafton vete diskutimi mbi kete pike per te lene te kuptohet se KQZ-ja aktuale pranohet si problem nga te dyja palet nga PS-ja per shkak te msbesimit ndersa nga PD-ja per arsye te venies para faktit politik te raportit te OSBE/ODIHR-it. Nderkohe qe dy partite e medha kane nisur diskutimin KQZ-ja vete nga ana e saj eshte e angazhuar me problemet zgjedhore te 8 majit teksa zgjedhjet ne komunen Shale po rezultojne mision ekstremisht i veshtire. Edhe pse PD-ja dhe LSI-ja kane prezantuar kandidatet per anetare te komisioneve te qendrave te votimit KZAZ-ja nuk ka kryer emerimet e tyre nderkohe qe dy subjektet e tjera PS dhe PBDNJ nuk i kane paraqitur fare ata. Baza materiale nuk ka shkuar ende ne qendrat e votimit dhe kjo eshte tentative e paster per te bllokuar qendrat e votimit. Nese ndodh atehere nuk do te zhvillohen zgjedhjet. KQZ-ja nuk do te toleroje moszhvillimin e zgjedhjeve ne Shale pasi kjo komune po mban peng perfundimin e procesit zgjedhor te 8 majit - deklaroi me kete rast zedhenesi i KQZ-se Leonard Olli.