Shehu Zgjedhjet tashme fitohen me koalicion
Deputetet e Partise Demokratike jane te mendimit se kjo parti ka nje organizim te mire pavaresisht kritikave te bera per sa i perket lenies pas dore te zgjedhjeve te brendshme dhe demokracise ne kete parti. Ne nje prononcim per Shqip deputeti i PD-se Tritan Shehu deklaron se punen e mire organizative te PD-se te gjithe shqiptaret e pane gjate zgjedhjeve lokale te 8 majit kur kjo parti doli fituese e tyre. PD-ja e tregoi forcen e saj ne 2011-n duke arritur nje rezultat fitues ne zgjedhjet lokale. Kjo parti tregoi nje force te madhe organizative dhe po keshtu nje lidhje te madhe mes bazes dhe qendres se saj. Mobilizim i mire ne kohe elektorale plus reformave te kryera nga qeveria gjate dy viteve te fundit dhe elemente te tjere te besimit qytetar bene qe kjo force te dilte fituese - deklaroi Shehu. Por i pyetur ne lidhje me faktin se fituese ne rang vendi gjate ketyre zgjedhjeve doli koalicioni i drejtuar nga PD-ja dhe jo vete kjo force politike Shehu thekson se tashme ne Shqiperi eshte koha e koalicioneve. Deputeti i PD-se argumenton se koalicionet tashme jane rruga e vetme per fitore ne zgjedhje nisur edhe nga sistemi i ri zgjedhor i cili u implementua ne vend. Shqiperia ka hyre ne rrugen e koalicioneve si shume vende te tjera demokratike. Koalicionet tashme jane bere te domosdoshme nisur edhe nga ligji i ri zgjedhor i cili ndonese rajonal eshte nje proporcional - thekson deputeti i PD-se. Sipas tij kjo filozofi e re e organizimit politik te partive ka ardhur si pasoje e ndryshimeve kushtetuese dhe mund te thuhet qe eshte kembengulja e Partise Socialiste per te zhvilluar nje skeme te tille. Nga ana tjeter Shehu nuk pranon te komentoje faktin se ai nuk eshte me pjese e kryesise se PD-se duke qene nje nga perfaqesuesit e kesaj partie qe nuk mori votebesimin e Keshillit Kombetar per pjesemarrjen ne kete forum te larte te PD-se. Nuk dua te beje koment ne lidhje me kete ceshtje por kur ti hyn ne nje gare atehere duhet te pranosh edhe rezultatin e saj - shprehet ish-anetari i kryesise se PD-se. Nga ana tjeter ai thekson se ka besim se Kryeministri i vendit njekohesisht kryetari i PD-se Sali Berisha do te beje nje perzgjedhje te mire per sa i perket sekretareve te rinj te PD-se te cilet pritet te zgjidhen ne muajin shtator. Sipas Tritan Shehut sekretariati ka nje rendesi te madhe per sa i perket organizimit te partise dhe ne kete kuader vemendja ne kete proces perzgjedhes do te jete e madhe.