Reforma e re zgjedhore baza e kapercimit te ngercit politik dhe e arritjes se standardeve

Fatos Beja Kryetari i Komisionit te Jashtem ne Parlamentin Shqiptar
Kryetari i komisionit te Jashtem ne Parlamentin shqiptar Fatos Beja deklaroi se baza e raportit vjetor te pergatitur nga ambasadori i OSBE-se Robert Bosh eshte kryerja sa me pare e reformes zgjedhore dhe pergatitja e zgjedhjeve te ardhshme lokale. Sipas Bejes kjo eshte nje kambane alarmi per kohen qe kalon dhe zgjidhja ne kete rast eshte vetem ne doren e opozites. Lidhur me zgjedhjet qe eshte problemi kryesor i raportit ai thote filloni nga puna me rekomandimet e ODIHR. Ka nje raport te ODIHR dhe OSBE me sugjerime dhe rekomandime per Shqiperine ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme te jene me te mira se ato te kaluarat pertej vleresimit te arritjeve qe jane bere ne zgjedhjet e kaluara. Asnje gje nuk pengon qe te fillojme me zbatimin e ketyre rekomandimeve u shpreh deputeti demokrat Beja. Per sa i perket zgjidhjes se ngercit politik Beja deklaroi se zgjidhjet e pretendimeve te opozites do te marrin zgjidhje vetem ne kuadrin parlamentar ose me konkretisht duke ngritur komisionin parlamentar hetimor. Problemi eshte qe nuk duhet te hapen shapen kutite nuk duhet te diskutohen jashte parlamentit jashte institucioneve jashte kuadrit ligjor. Do te diskutohen brenda Kushtetutes brenda institucioneve brenda komisionit mbi baze te Kushtetutes. Dhe aty diskutojme nese njera pale eshte e pakenaqur ka te gjitha hapesirat qe ofron nje shoqeri demokratike per te kerkuar te drejten e saj. Se nuk vendos vetem komisioni vetem Parlamenti ka nje Gjykate Kushtetuese ka dhe mundesi per ne institucionet nderkombetare. Te gjitha keto jane te parashikuara ne Kushtetute dhe ne ligj dhe duhet te ecet ne kete menyre te shkohet ne komision dhe aty te debatohet deklaroi me tej Beja.
...