E Diel, 1 Nëntor 2026

Palet te fillojne menjehere punen per reformen zgjedhore

11-09-2010 / Gazeta 55

Flet per Zerin e Amerikes ambasadori ne largim i prezences se OSBE-se ne Shqiperi Robert Bosch


Ambasadori i prezences se OSBE-se ne Tirane Robert Bosch shprehet se vonesat ne realizimin e reformes zgjedhore rrezikojne rikthimin ne situaten e zgjedhjeve te meparshme vendore te cilat u cilesuan si nje shans i humbur. Keto komente ambasadori Bosch i beri dje gjate nje interviste per programin ne shqip te Zeri i Amerikes perpara largimit nga Shqiperia. Ai u shpreh se Shqiperia ka nje kod te ri i cili lipset te permiresohet sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it. Zgjedhjet rrezikohen deri ne ate mase sa mund te rikthehemi edhe njehere ne situaten e meparshme e cila u kritikua ashper edhe nga ODIHR-i qe i quajti zgjedhjet e fundit vendore si nje tjeter mundesi e humbur. Tashme kemi nje kod te ri zgjedhor i cili ka nevoje te permiresohet ne zbatim te rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it Keshillit te Evropes misionit te NATO-s ne Shqiperi dhe te vete Prezences. Sigurisht qe mbetet shume per te bere dhe ne po perpiqemi te bejme maksimumin ne menyre qe te shmangim perseritjen e situatave te meparshme. Prandaj reforma zgjedhore eshte kaq e rendesishme sidomos duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme vendore u shpreh Bosch. Ai verejti se ne kodin elektoral ka mjaft aspekte qe mund te permiresohen per nje proces te rregull dhe te pa kontestueshem. Ka sigurisht shume gjera qe duhen permiresuar ne Kodin Zgjedhor dhe te tjera si per shembull ky ngerc politik te cilat nuk ishin parashikuar dhe qe tashme mbeten ne doren e vullnetit politik per tu zgjidhur. Prandaj dhe perdoren tashme argumente ligjore per moszgjidhjen e kesaj situate pikerisht per shkak te mosparashikimit te rrethanave te tilla ne Kod. Pra ketu lind edhe urgjenca per te bere ndryshime dhe shtesa ne Kod per te garantuar parashikimin e cdo situate te mundshme. Ashtu sic thote edhe qeveria juaj eshte luftuar per me te miren dhe zgjedhjet e fundit ishin me te mirat deri me sot sic i ka cilesuar edhe ODIHR-i ne raportin e tij. Keto si thote vetem ODIHR-i por i keni vene ne dukje edhe vete ju si per shembull Gjykata Kushtetuese tha me tej ambasadori i OSBE-se Robert Bosch. Lidhur me mosmarreveshjet per hetimin e zgjedhjeve te qershorit te 2009 ambasadori i OSBE-se thote se vullneti politik do te sillte edhe zgjidhjet ligjore te ngercit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›