E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma ne Drejtesi, te krijohet gjykata e

Reforma ne drejtesi duhet te perfshije edhe krijimin e Gjykates Administrative. Kerkesa eshte bere dje gjate nje takimi qe perfaqesues te Konfindustrise shqiptare paten me ministrin e Drejtesise, Enkeled Alibej. Sistemi gjyqesor i sotem vleresohet si i paafte te perballet me problematiken ne rritje te biznesit dhe nderhyrjet e padrejta te institucioneve shteterore ndaj biznesit ne raste qe kane filluar te shtohen, jane shprehur perfaqesues te Konfindustrise. Sipas tyre, sistemi gjyqesor nga praktika e punes se biznesit rezulton se eshte mjaft larg standardeve te sistemit gjyqesor te BE, duke prodhuar keshtu kosto shtese per ekonomine shqiptare ne perballjen e saj me konkurrencen e ashper pas nenshkrimit te MSA ne raport me prodhimet e sherbimet e huaja. Ne takim u theksua se, Konfindustria ne nismen e saj te filluar me pare per ndertimin e Gjykates Administrative ka kerkuar zyrtarisht dhe ka siguruar mbeshtetjen institucionale dhe publike te pozites dhe opozites kryesore te vendit, cka do te thote se konsensusi eshte arritur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›